Sport

Marrëveshja me Conte-n nuk u arrit, Tottenham dridh me trajnerin e ri nga Holanda

Tottenhami kishte menduar t’i jepte drejtimin e skuadrës Antonio Conte-s, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi palët nuk arritën marrëveshjen midis tyre.

Kërkesat e shumta të trajnerit italian, bënë që klubi londinez të tërhiqej nga ai.

Kështu sipas raportimeve në Angli, thuhet se “Spurs” tashmë kanë hedhur sytë nga trajneri i Ajax, Erik Ten Hag.

Ky i fundit ka bërë një punë shumë të mirë te skuadra holandeze, të cilët i drejton nga viti 2017. 51-vjeçari rinovoi kontratën me Ajax në prill të këtij viti dhe për këtë arsye Tottenham duhet të paguajë për të marrë trajnerin holandez.

Gjatë kohës kur ka drejtuar Ten Hag ka arritur suksese të rëndësishme duke fituar dy herë titullin kampion dhe dy herë Kupën e Holandës, ndërkohë që në 2019-ën, i magjepsi të gjithë me Ajax në Champions League, ku mbërriti deri në gjysmëfinale, pasi eliminoi Real Madridin dhe Juventusin.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”