
Roma do ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Mariano Diaz, nëse Patrick Schick largohet këtë muaj.
Mariano është zgjedhja e parë e Romës për ra zëvendësuar Schick dhe sipas gazetës spanjolle “AS”, 26-vjeçari i ka thënë po kalimit në kryeqytetin italian, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi çek Schick pritet t’i bashkohet RB Leipzig në ditët në vazhdim.
Ndërkohë, për Marianon, i cili i shënoi vetëm katër gila në 19 ndeshje për Real Madridin sezonin e kaluar, interesim ka shprehur edhe Milani.
Para se ta merrte fanellën e Cristiano Ronaldos me numrin 7 në Real Madrid, Mariano kishte shënuar 21 gola në sezonin 2017/18 për Lyonin.