Sport

Maradona merr vendimin e rëndësishëm

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Diego Armando Maradona është gati të rikthehet sërish në detyrën e trajnerit.

Legjenda e futbollit ka konfirmuar zërat se ka dëshirë të rikthehet të drejtojë një ekip, por këtë herë në vendlindjen e tij.

Në Argjentinë deklarojnë se Maradona ka refuzuar një ofertë të parë nga skuadra e Gimnasia La Plata, por bisedimet vazhdojnë.

Maradona ka drejtuar dy vitet e fundit skuadrën meksikane të Dorados, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe Kombëtaren e Argjentinës.Ai u largua nga Dorados në qershor të këtij viti, për t’u rikthyer në vendlindje, ku kreu operacione në shpatull dhe gju. “Dua të qartësoj se nuk kam marrë apo refuzuar ndonjë ofertë nga ekipet argjentinase, siç thuhet në media. Nuk kam pasur asnjë kontakt direkt me ndonjë klub”, tha Maradona.

“Jam në formë dhe i shëndetshëm dhe do të ishte nder për mua të drejtoj ndonjë skuadër në vendlindjen time. Gjithnjë më pëlqejnë sfidat. U dërgoj të gjithëve një përqafim”, ka shtuar Maradona.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv