Lajme

Maqedonia paralajmëron masa ndaj taksës së Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministri i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Trajan Dimovski sot tha se ndalimi i importit të ikrave dhe rasatit të peshqve nga Kosova nuk paraqet ndalesë të posaçme vetëm për Kosovën.

>
Dimovski nga radhet e LSDM sqaroi se Maqedonia e Veriut ka për qëllim marrjen e lejes për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian dhe se për këtë shkak janë rritur standardet në këtë industri.

Ai theksoi se pret që së shpejti të arrihet zgjidhje për mes dialogut.

“Nuk po implementojnë monitorimin, nuk kanë ndalesë eksplicite, të themi vetëm pse janë prodhime të Republikës së Kosovës, por se masa vlen për të gjithë shtetet tjera. Nëse dëshmohet se po implementojnë monitorimin, nuk do të ketë asnjë problem”- tha mes tjerash Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë.

Ndryshe, autoritetet kosovare gjatë ditës së djeshme njoftuan se kanë vendosur masa reciprociteti për importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia. Shkak për këtë është vendimi i Maqedonisë së Veriut për ndalimin e importit të ikrave dhe rasatit të peshqve nga Kosova.

Maqedonia e Veriut gjatë vitit eksporton rreth 40 deri 1000 ton patate në Kosovë, ndërsa vlera e mjaltit të eksportuar në Kosovë arrin rreth 400.000 euro./ilirianewsangency/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat