Sport

Maqedonia e Veriut – Kosova: Mosha mesatare e futbollistëve

Kosova këtë të enjtë me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, shkruan Gazetasheshi.com

Ky takim do të jetë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Tek Maqedonia Veriore, mosha mesatare e futbollistëve të grumbulluar është 26,56 vjeç ndërsa tek Kosova mosha mesatare e futbollistëve është 24,06 vjeç.

Futbollisti më i vjetër tek Kosova është Atdhe Nuhiu (31 vjeçar) ndërsa tek Maqedonia e Veriut më i moshuari është Goran Pandev (37 vjeçar).

Më të rinjtë tek Kosova janë: Zhegrova, Muriqi, Kastrati (21 vjeçar), ndërsa tek Maqedonia Veriore janë Nikola Gjorgjev dhe Vlatko Stojanoski (23 vjeçar).

Si për “Dardanët” ashtu edhe për Maqedoninë ky takim do të jetë i rëndësishem, pasi është mënyra e vetme për të u kualifikuar në Evropianin 2021.

Fituesi i këtij takimi do të sigurojë do të duhet të luftojë me fituesin nga përballja tjetër gjysmëfinale, Bjellorusi-Gjeorgji, për të siguruar një vend në EURO 2021.

Postime të ngjajshme
Sport

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës

Sport

Florian Kohfeldt flet për Rashicën, tregon nëse do jetë startues kundër Hoffenheimit

Sport

Superliga: Mbyllen pjesët e para

Sport

LIVE SUPERLIGA: Rezultatet momentale