Sport

Maqedoni – Kosovë: Ja cila qëndron më mirë në pesë ndeshjet e fundit

Maqedonia e Veriut qëndron shumë më mirë sesa Kosova në pesë ndeshjet e fundit.

Kombëtarja e Kosovës luan sonte në Shkup, në një ndeshje shumë të rëndësishme, në rrugën drejt Euro 2020.

Por, në këtë ndeshje, kombëtarja e Kosovës nuk vjen në një formë aq të mirë. Përkundrazi, Maqedonia ka treguar ndeshje më të mira.

Në pesë ndeshjet e fundit, kombëtarja e Kosovës numëron katër humbje dhe një barazim.

Kosovë 1:2 Greqi
Moldavi 1:1 Kosovë
Suedi 1:0 Kosovë
Kosovë 0:4 Angli
Çeki 2:1 Kosovë

Maqedonia e Veriut në anën tjetër numëron 1 barazim, 2 fitore dhe 2 humbje.

Gjeorgji 1:1 Maqedoni
Maqedoni 2:1 Armeni
Maqedoni 1:0 Izrael
Austri 2:1 Maqedoni
Poloni 2:0 Maqedoni

Mbetet të shihet se cila nga kombëtaret do të përmirësojnë sonte statistikat e tyre për ndeshjet e fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme