Sport

Maqedoni – Kosovë, formacionet e mundshme

Maqedonia e Veriut dhe Kosova sot (e enjte) do të masin forcat për ndeshjen e Play Off të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje, ishte planifikuar të zhvillohej në muajin mars, por ishte shtyrë shkaku i COVID-19, shkruan lajmi.net.

Tani, kjo sfidë të dy skuadrat i gjenë në një moment jo të mirë, shkaku i mungesave, si me lëndime, ashtu edhe nga COVID-19.

Te Maqedonia, do të mungojë Elmas, shkaku i situatës te Napoli. Njëjtë qëndron edhe Amir Rrahmani, që është pjesë e kësaj skuadre në Serie A.

Vedat Muriqi nuk është pjesë e Kosovës shkaku i lëndimit të fundit, dhe nuk është rikuperuar ende plotësisht.

Me gjithë këto mungesa, formacionet e mundshme të të dy kombëtareve mund të duken kështu:

Maqedonia: Dimitrievski, Ristovski, Velkovski, Musliu, Ristevski, Ademit, Spirovskit, Alioski, Trichkovski, Bardhi dhe Pandev.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.

Postime të ngjajshme
Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun

Sport

Rashica në vetizolim

Sport

Gjigantët evropianë interesohen për yllin e Real Madridit

Sport

Jo vetëm italianët, ja çfarë shkruajnë mediat franceze për Mirlind Dakun