
Sadio Mane ka thënë se “i vije keq” që ndihmoi Liverpoolin ta mposhte Southamptonin.
Senegalezi realizoi golin e parë në ndeshjen e sotme, që ishte një nga më të bukurit në karrierë.
Goli i tij i hapi rrugën fitores 2-1 të Liverpool në St’ Mary’s Stadium, aty ku Kosova muajin e ardhshëm do të luajë ndeshjen ndaj Anglisë.
Mane tha për BBC Sport: “Më vjen keq që është kundër ekipit tim të vjetër dhe më vjen keq që duhet të shënoj por tani jam duke veshur fanellë të Liverpoolit”.
“Southampton ishte një hap shumë i mirë për mua, kam respekt të madh për këtë klub.
“Është një vend i mrekullueshëm. Kam mësuar shumë këtu dhe ata janë njerëz shumë të bukur. Por është pjesë e futbollit dhe ju duhet të merreni me të”, përfundoi Mane.