Sport

Mandzukic rikthehet në Europë, befason me klubin e ri

Mario ManduzikicPas një aventure 6 mujore të kaluar në Al-Duhail SC, Mario Mandzukic do të rikthehet në kontinentin e vjetër.

Kështu të paktën shkruajnë mediat ruse, që konfirmojnë se kroati 34 vjeçari ka arritur marrëveshje me Lokomotivën e Moskës.

Thuhet se ai është pajtuar me ofertën e ekipit kryeqytetas, pas disa ditësh negociata, pasi ish-anëtari i Juventusit nuk pranonte oferta vetëm një sezonale, kësisoj ka gjetur gjuhën e përbashkët që për dy edicionet e ardhshme ta djersitë fanellën e Lokomotivës.

Ai pritet të fitojë afro 3 milionë euro në sezon, bashkë me bonuset, ndërsa zyrtarizimi mund të ndodhë shumë shpejt.

Para kësaj, emri i tij ishte lakuar për të kaluar në Fenerbahce, ku shihej si zëvendësues ideal i Muriqit, por që “verdhë e kaltërit” nga Stambolli tashmë e kanë plotësuar atë vend.

Postime të ngjajshme
Sport

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport

Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit, Manchester United e shkelë Leipzigun

Sport

Ismet “Baba” provokon keq Prishtinën

Sport

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?