Sport

Manchester United pëson në ‘Old Trafford’ nga Tottenham

Manchester United ka pësuar një humbje të thellë sonte në shtëpi dhe një humbje që klubi dhe tifozët do e mbajnë mend gjatë, transmeton Gazeta Metro.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Premier Ligë, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho shënoi fitore të thellë te Manchester United.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Old Trafford’ ka përfunduar me rezultatin 1-6. Heung-min Son dhe Harry Kane shënuan nga dy gola në këtë ndeshje, teksa nga një gol shënuan edhe Tanguy Ndombele e Serge Aurier.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për ‘Djajtë e Kuq’ sonte e shënoi Bruno Fernandes nga pika e bardhë. Vlen të theksohet, se vendasit mbeten me një lojtar më pak në minutën e 28’të, pas përjashtimit direkt me të kuq të Anthony Martialit.

Ndryshe, Tottenham Hotspur tani ka 7 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, kurse Manchester United mbetet me 3 pikë dhe renditet në pozitën e 16’të.

Postime të ngjajshme
Sport

Vendi dhe ora përballjes së shumëpritur mes Khabib e Gaethje

Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë