Sport

MANCHESTER CITY në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve!

Manchester City ka fituar edhe ndeshjen kthyese ndaj PSG.

City fitoi takimin e sotëm me rezultat 2-0.

Golat për Manchester Cityn i shënoi algjeriani, Riyad Mahrez.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 10’të të takimit për epërsinë e parë të Cityt, ndërsa për ta dyfishuar atë shënoi në minutën e 63’të.

Në minutën e 68’të të takimit PSG mbeti me 10 lojtarë në fushë pasiqë, Di Maria u largua me karton direkt të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme jo sportive ndaj Fernandinhos.

Manchester City e eliminoi skuadrën franceze me rezultat të përgjithshëm 4-1, pasi në ndeshjen e parë në Francë fitoi me rezultat 1-2.

City do ta presë në finale fituesin e takimit Chelsea – Real Madrid.

Postime të ngjajshme
Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken