Sport

Manaj futbollisti më i shtrenjtë te Ankara Keciorengucu

Vlera e Arb Manajt në tregun e transferimeve së fundmi pësoi rritje, duke u bërë kështu edhe lojtari më i shtrenjtë te skuadra e tij, shkruan Sinjali Sportiv.

Sulmuesi nga Klina u transferua në Ankara Keciorengucu nga Trepça ’89 në tetor të vitit të kaluar.

Nga ajo kohë e deri më tani, 22 vjeçari ka zhvilluar 13 paraqitje në Ligën e Parë në Turqi dhe Kupë, duke shënuar katër gola dhe dy asistime.

‘Transfermarkt’ së fundmi ka përditësuar vlerën e lojtarit, duke bërë të ditur se ai tani kushton 600 mijë euro, teksa te Trepça ’89 vlerësohej me 200 mijë euro.

Kështu, reprezentuesi i Kosovës vlerësohet si lojtari më i shtrenjtë te skuadra turke, bashkë me Soner Gonul që gjithashtu vlerësohet me 600 mijë euro në tregun e transferimeve.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i njohur ndahet me skuadrën e Ulpianës

Sport

Drita merr rrugë për në Turqi, kampionët do t’i zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese

Sport

Ja kush janë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Lampardin te Chelsea

Sport

Chibueze rikthehet në futbollin kosovar, afër marrëveshjes me klubin e njohur