Sport

Man Utd dëshironte blerjen e Van Dijk, por përgjigja e Mourinhos ishte befasuese

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jose Mourinho i kërkoi Manchester United që të mos rivalizojë Liverpoolin në garë për të nënshkruar me Virgil van Dijk, sipas raportimeve.

Van Dijk e ka vendosur veten si një nga mbrojtësit më të mirë qendrorë në botë pas lëvizjes së tij prej 84 milionë eurove te ‘Të Kuqtë’ në janar të vitit 2018.

Mourinho, ndërkohë, ishte i dëshpëruar që United të nënshkruaj me një qendër të re në dritaren e tij të fundit të transferimit në Old Trafford, por klubi nuk pranoi të përmbushë kërkesat e tij dhe portugezi përfundoi duke u shkarkuar dhjetorin e kaluar pas një seri rezultatesh të dobëta, përcjell lajmi.net.

Sipas The Independent, emri i Van Dijk u paraqit si një nënshkrim i mundshëm se ai përfundimisht të bashkohej me Liverpoolin, por Mourinho ‘tha jo’ për mundësinë e sjelljes së holandezit në Old Trafford.

“Ata [Man Utd] kanë shumë raporte për disa lojtarë, por ata kryesisht injorohen”, tha një burim për The Independent.

‘‘Lojtarët që paraqiten në raportim kryesisht injorohen”, përfundoi ky burim.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv