Sport

Man United merr vendimin për Solskjaerin

Aventura e Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester Unitedit si duket ka ardhur në një fund, shkruan Zeri.info.

Sipas gazetarit të njohur, Nicolo Schira, Manchester United ka vendosur të shkarkojë Ole Gunnar Solskajer nga posti i trajnerit pas humbjes së sotme poshtëruese me rezultat 4-1 si mysafir ndaj Watford.

Një mbledhje urgjente e bordit virtual u thirr nga familja Glazer gjatë pjesës së dytë të ndeshjes dhe në kuadër të bisedimeve, të cilat filluan rreth orës 19:00 sonte, drejtori menaxhues i grupit, Richard Arnold, u udhëzua të negocionte kushtet e sakta të largimit të Solskajerit.

Besohet se Unitedit do t’i kushtonte rreth 7.5 milionë funte si pagesa e ndarjes për t’i dhënë fund mandatit të tij trevjeçar.

Trajneri norvegjez nënshkroi një kontratë të re në gusht, por marrëveshja e tij kuptohet se përfshin një kompensim për një sezon nëse ai shkarkohet.

Prej vitit 2018, Solskjaer është trajner i Manchester Unitedit, klub në të cilin ishte paraqitur edhe si lojtar.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme