Sport

Man City 1-1 Liverpool: Notat e lojtarëve, kështu u vlerësua Xherdan Shaqiri

Manchester City dhe Liverpool kanë luajtur baras në kryendeshjen e javës së tetë në Premierligë.

Ndeshja përfundoi me barazim 1:1, ku të dy golat u shënuan në gjysmën e parë.

Mohamed Salah (13′) realizoi për epërsinë fillestare të mysafirëve nga penalltia.

Por Gabriel Jesus (31′) me një lëvizje mjeshtërore barazoi shifrat, çka doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Vendasit mund ta fitonin krejtësisht këtë sfidë, por De Bruyne (42′) çuditërisht goditi jashtë portës nga pika e ardhë.

Kurse, sipas ‘SofaScore’ futbollisti i ndeshjes ka qenë anësori afrikan, Sadio Mane, kurse pas tij notë të mirë ka marrë edhe futbollisti i Cityt, Ilkay Gundogan.

Ndërsa, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, u paraqit më shumë se 30 minuta dhe u vlerësua 6.8

Më poshtë i keni notat e lojtarëve:

Postime të ngjajshme
Sport

Ylli i Kosovës shërohet nga Koronavirusi

Sport

Trajneri më i ri dhe ai më i vjetër i Superligës në 5 sezonet e fundit, a e dini se kush janë ata?

Sport

Superliga: Ja cili referë është deleguar në më së shumti ndeshje

Sport

Ballkani po kryeson, por ja kush ishte lidere e Superligës pas xhiros së 15-të në sezonin e kaluar