Sport

Malta – Kosova, përfundon me këtë rezultat

Kosova ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore të qershorit.

Dardanët fituan 2-1 ndaj Maltës, në ndeshjen që u zhvillua në Austri, shkruan Gazeta Olle.

Të dy golat për Kosovën i shënoi Milot Rashica.

Dardanët i kanë dominuat plotësisht maltezët në 45 minutat e para, ku shpërdoruan disa raste mjaft të mira shënimi.

 

Goli i parë erdhi nga Milot Rashica, pas një aksioni të bukur në minutën e 19-të.

Ndërsa Malta barazoi në minutën e 45-të përmes Dimech, në rastin e vetëm që e patën në pjesën e parë.

Pjesa e dytë filloi me dy raste për Lirim Kastratin, i cili nuk i shfrytëzoi.

Pas minutës së 60-të, ra edhe tempo e lojës, ku asnjëra nga skuadrat nuk tregoi shumë në fushë.

Megjithatë, në fund të ndeshjes u shfaq përsëri Rashica, i cili shënoi në minutën e 84-të për t’ia sjellur fitoren Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina me një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve

Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria

Sport

Etrit Berisha pritet të nënshkruajë me shtatë herë kampionin e Italisë