Sport

Malokut i ngritet vlera, por prapë ka një portier më të shtrenjtë në Superligë

Transfermarkt ka bërë rivlerësimin e futbollistëve të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle.

Gati të gjithë futbollistët e Superligës së Kosovës kanë pasur ndryshime në vlerën e tyre.

Gjiganti mediatik që është i specializuar në vlerësimin e futbollistëve, iu ka ngritur ndjeshëm çmimet edhe portierëve.

Florian Smakiqi pavarësisht që ka ngrohur stolin e Feronikelit, prapë se prapë mbetet “numri një” me vlerën më të madhe në elitën e futbollit vendor me kartonin e tij që vlerësohet 250 mijë euro.

Mbrapa tij qëndron gardiani i Dritës, Faton Maloku i cili ka pasur ngritje të madhe të çmimit (+75 mijë) dhe tani vlenë 225 mijë euro.

Ndërsa, vendin e tretë e mbanë Enea Koliqi i SC Gjilanit, çmimi i të cilit llogaritet të jetë 175 mijë i pandryshuar nga më parë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim