
Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, gjenden në Madrid, për të negociuar transferimin e Mariano Diaz.
Lajmi bëhet i ditur nga media italiane, Tuttosport, përcjell lajmi.net.
Me transferimin e Luka Joviç dhe me Karim Benzeman e pazëvendësueshëm, Zinedine Zidane nuk është i interesuar të mbajë në skuadër Diazin.
26 vjeçari spanjoll, shënoi katër gola në 22 paraqitje për Realin sezonin e kaluar.
Ai gjithashtu ka pasur edhe një sezon të mirë te Lyon, në vitin 2018.