Lajme

Makina godet një vajzë në Qiflak të Rahovecit

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut sonte rreth orës 17:30 në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale për Gjakovë, Nysret Gjurkaj, sipas të cilit në këtë aksident kishte qenë i përfshirë një automjet.

“Deri tek aksidenti ka ardhur derisa ngasësi i automjetit “Opel Astra”, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Ratkoc-Kramovik dhe kur arrin në fshatin Qifllak, nuk e përshtat shpejtësinë e lëvizjes kur koha ishte e vranët dhe duke reshur shi, ai nuk e vëren këmbësoren, e cila ishte duke kaluar rrugën nga krahu i djathtë i lëvizjes së automjetit dhe me pjesën e përparme të krahut të majtë të automjetit e godet këmbësoren dhe e përplas për tokë. Nga të afërmit e saj, e lënduara dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Ratkoc, prej nga është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë. Pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencë, e lënduara për shkaqe të lëndimeve të rënda, frakturë në këmbën e djathtë, është shtruar në repartin e Ortopedisë për kurim të mëtejmë”, ka thënë Gjurkaj.

Sipas raportit të mjekut kujdestar në Emergjencën e Gjakovës, e lënduara është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të prokurorit rasti dërgohet në procedurë të rregullt.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel