
Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, shkruan Zeri.info.
Xhudisjtja e Kosovës mposhti në raundin e dytë gjermanen, Annika Wurfel, teksa në çerekfinale mposhti rusen, Alesya Kuznetsova me ippon.
Por, xhudistja pejane u mposht në gjysmëfinale nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.
Megjithatë, Majlinda Kelmendi ka mposhtur xhudisten belge, Charline Van Snick, në kategorinë deri në 52 kilogramë, për ta fituar së paku medaljen e bronztë.
Kujtojmë se nesër (e premte) do të garojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.