Lajme

‘Lutuni për të’, Hoxha mitrovicas në gjendje të rëndë pas infektimit me coronavirus

Hoxha i njohur nga Mitrovica, Faruk Sinani, është infektuar me COVID-19 dhe është në gjendje të rëndë.

Lajmin për gjendjen e tij e ka dhënë kolegu, hoxhë Shkelzen Hoxha, i cili ka kërkuar të lutein për të.

Sipas Shkëlzen Hoxhës, Faruk Sinani është në gjendje të rëndë pasi virusi ka goditur mjaft shumë shëndetin e tij.

“Të dashur dhe të respektum vëllezër musliman, duke e ditë rëndesinë e duasë, dhe kur e dimë se duaja vie me dobi të shumta, gjithashtu duke shpresu ne pranimin e duave të besimtarëve të mirë, ju kisha lutë që të bëni dua për hoxhën nga Mitrovica dr. Faruk Sinanin, hoxha është i infektum me COVID19 dhe gjendja e tij është rëndu bajagi së fundmi. Ju lutem mos e harroni në dua, në sexhdet tuaja, pas namazeve tuaja, mes ezanit e ikametit, e në pjesën e fundit të natës. Allahu ju shpërbleftë, e hoxhës Faruk Allahu ja lehtësoftë gjendjen e i dhashtë sherim të shpejt!”, ka shkruar Hoxha.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati