Lajme

Lutfi Haziri ka një paralajmërim për Albin Kurtin

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës duke thënë se duhet të ketë kujdes në qasjen në dialogun me Serbinë.

Haziri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se duhet seriozitet në këtë proces në mënyrë që të mos shkohet te politika “merre ose leje”.

“Nëse Qeveria nuk e trajton me seriozitet dialogun me Serbinë, rrezikohet të shkohet në një hap tjetër, që është konferencë ndërkombëtare, ku vjen politika e karrotës dhe shkopit e tipit ‘merre ose leje’”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë i Hazirit:

Nëse Qeveria nuk e trajton me seriozitet dialogun me Serbinë, rrezikohet të shkohet në një hap tjetër, që është konferencë ndërkombëtare, ku vjen politika e karrotës dhe shkopit e tipit ‘merre ose leje’.

Do të varet shumë nga sjellja e delegacionit tonë në qershor. Qeveria e Kosovës nuk guxon të hyjë në negociata me mentalitet të blerjes së kohës e të shtyrjes, domethënë me mentalitet të Serbisë. Duhet të konfirmohet konstruktiviteti, duhet të shkohet me shpirt ofansiv dhe sa më shpejt të ndërtohet ambient për ta përmbyllur procesin.

Ne e kemi bërë të qartë: LDK do të ketë rol veç në Kuvend të Republikës, askund tjetër. Ne do të jemi gardianë të parimeve dhe Republikës!.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë

Lajme

Rufki Suma i çon ‘selam’ Ramiz Lladrovcit si kryetari më i mirë i zgjedhur