Lajme

Lutfi Haziri: Asnjë kandidat për kryeministër s’është më i përgatitur se Vjosa Osmani

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kandidatja për kryeministre të vendit nga radhët e partisë së tij, Vjosa Osmani, është më e përgatitur sesa kundërshtarët e saj.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Osmani si grua, si profesoreshë, si nënë e si politikane “i ka të gjitha potencialet që e dallojnë si kandidate”.

“Cili është më i përgatitur se Vjosa? Cili është profesionalisht më i përgatitur? Cili ka dhënë dëshmi si politikan më shumë?”, ka pyetur Haziri.

Ai ka mohuar se tre figura të LDK’së – ai vetë, kryetari Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu – do të dirigjojnë Osmanin.

Haziri ka thënë se kandidatja e LDK’së për kryeministre prin në sondazhe përballë kandidatëve të partive të tjera. /Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat