Sport

Lushtaku vlerëson lartë Ballkanin, ka disa fjalë për lojtarët e tij

FC Ballkani ka arritur që të marrë fitore të madhe në shtëpi ndaj Drenicës, ku edhe ka marr kreun e tabelës.

Edhe pse ishin duke humbur 2-0, skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi nuk u dorëzua dhe kësisoj bën rikthimin e madh në 3-2 dhe morën pikët e plota, shkruan Sheshi.info

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku ka përgëzuar ekipen kundërshtare dhe ka thënë se do të punojnë më shumë për t’u rikthyer te fitorja.

“Gjithmonë kundërshtari ka luajtur me topa në thellësi. Një pjesë e parë e mirë dhe një pjesë e dytë krejtë një Drenicë tjetër”.

“Ne do të vazhdojmë punën, tani kemi 10 ditë pushim dhe do t’i shohim gabimet ku i kemi bërë. Kemi kohë që t’i përmirësojmë gabimet dhe të punojmë për vazhdimësi të kampionatit. Më dhimbsen djemtë pasi kanë dhënë gjithçka nga vetja, por pas pësimit të golit të parë kanë ra shumë në presion dhe ndikoi që të bëhet rikthimi”, tha trajneri për Art Sport.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës