Sport

Lushtaku reagon pas rezultateve të fundit të Drenicës

Klubi Futbollistik “Drenica” është futur në seri negative duke pësuar tri humbje radhazi në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Bledar Devolli e pësoi humbjen e parë me skuadrën “kuqezi” kundër Gjilanit në udhëtim, kurse dy humbje tjera erdhën në ‘folenë’ e Drenicës. Së pari u mposht nga Ballkani dhe tashmë nga skuadra e Llapit.

Për ecurinë e skuadrës ka reaguar edhe ish-trajneri i klubit, Tahir Lushtaku.

“Ciu,ciu, nuk po dëgjoheni, kah jeni a kah po shkoni”, ka shkruar Lushtaku përmes një storje duke ia bashkangjitur një fotografi duke festuar me ekipin sa ishte në krye të Drenicës.

Drenica në ndeshjen e radhës do të udhëtoj drejt kryeqytetit për t’u përballur me Arbërinë.

Pas pesëmbëdhjetë ndeshjeve të zhvilluara skuadra e Devollit ka mbledhur 18 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi