Sport

Lushtaku ia dedikon fitoren tifozit të Drenicës i cili vdiq sot, ka një paralajmërim edhe për Dritën

Kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica ka shënuar fitore minimale prej 0-1 në udhëtim te Ulpiana, që i mjaftoi për të marrë kryesimin në tabelë, shkruan Gazeta Olle.

Lojtari i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku, ka biseduar para mediave pas përfundimit të ndeshjes.

Ai është shprehur shumë i kënaqur me fitoren dhe ka paralajmëruar Dritën për lojën e Drenicës.

“Unë mendoj që jemi përgatitur mjaftë mirë, pak presioni që jemi në vendin e parë, por kemi punuar shumë mirë me stafin dhe gjithë lojtarët. Jemi përgatitur në çdo detaj”.

“Maksimumin e futbollistëve e kemi arritur në çdo pjesë të fushës dhe si rezultat kemi arritur fitoren”.

“Kjo fitore shkon për gjithë Drenicën dhe sidomos fansin e Drenicës, Faruk Lushtaku, i cili ka vdekur sot”.

“Pozita e parë na jep më shumë vetbesim, ndeshja ndaj Dritës do të jetë e rëndësishme, por besoj se edhe ndeshjen tjetër do të jemi të fokusuar 100%. Do të marrim rezultat që na shkon përshtat”, tha ai për Art Sport.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit