Sport

Lushtaku: Çdo vit po mungojnë futbollistët e dëshmuar në formacionin e vitit

FFK në një ceremoni të mbajtuar për ‘Laureatët e vitit 2020’ ka ndarë çmimin për formacionin më të mirë të viti në Superligë.

11-shja e vitit: Faton Maloku, Armend Thaqi, Leutrim Bekteshi, Ardian Cuculi, Arbër Potoku, Hamdi Namani, Endrit Krasniqi, Gerhard Progni, Xhevdet Shabani, Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku.

E kësaj 11-she ju shtua edhe trajneri e që është, Ardian Nuhiu i Dritë.

Natyrisht pas publikimit të këtij formacioni kanë filluar edhe polemikat dhe diksutimet në lidhje me mungesën e disa futbollistëve brenda tij.

Njëri ndër ata që e kanë komentuar këtë formacion është edhe trajneri i mirënjohur, Tahir Lushtaku.

Ai tha se që po bëhen disa gabime të mëdha në formacion, ku madje specifikoi Edvin Kuc si mungesën e madhe dhe të gabuar brenda kësaj 11-she.

“Për mendimin tim po gabojnë me disa përzgjedhje në formacion të vitit qe disa vite, pasi disa lojtarë qe po dëshmohen në fushë, nuk po bëjnë pjesë në formacionin e vitit. Megjithatë, pajtohem me një pjesë të formacionit, por jo tërësisht. Për mendimin tim Edvin Kuc është një nga mesfushorët më të mirë në Kosovë”, deklaroi Tahir Lushtaku për GazetaBlic Sport.

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët e skuadrës së madhe shqiptare reagojnë ashpër ndaj presidentit të klubit

Sport

Mirel Josa kthehet përsëri, do ta drejtoj skuadrën e madhe

Sport

A ka nevojë Kosova për stadium nacional? Ky është mendimi i Afrim Tovërlanit

Sport

Malisheva triumfon në miqësoren e Antalise kundër skuadrës ukrainase