Sport

“Lum” dënimesh në Ligën e Dytë nga Disiplinori

Komisioni Disiplinor ka dhënë dënime me bollëk në Ligën e Dytë, shkruan Gazetasheshi.com.

Në masat e marrë nga Disiplina me dy ndeshje mos-lojë e ka pësuar futbollisti i Margurës, Driton Leci, ndërsa me nga tri ndeshje mos-lojë futbollistët e Dushkajës, Brahim Kelmendi e Beqir Tolaj dhe futbollisti i Gjakovës, Dion Stublla.

Vendimi nga Disiplina:

Drilon Leci, futbollist i KF Minatori nga Magura, me numër të fanellës 2 dhe ID 004937M98, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq në minutën 50 (ndërhyrje e ashpër), në ndeshjen e javës së 23-të, Vjosa – Minatori, e zhvilluar më 14.04.2021 në Shtime. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET: me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Brahim Kelmendi, futbollist i KF Dushkaja nga Lugu i Bunarit, me numër të fanellës 2 dhe ID 010118M98, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini, e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar ne nenin 43 paragrafi 1 pika A, te rregullores disiplinore;
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Beqir Tolaj, futbollist i KF Dushkaja nga Lugu i Bunarit, me numër të fanellës 10 dhe ID 005254M91, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar ne nenin 43 paragrafi 1 pika A, të Rregullores disiplinore;
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Dion Stublla, futbollist i KF Dukagjini nga Gjakova, me numër të fanellës 1 dhe ID 006767M99, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika A, të Rregullores disiplinore.
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve