Lajme

Lulzim Basha ishte prezentë në arrestimin e Latif Gashit, UNMIK i zhduki diçka të rëndësishme

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka zbuluar fakte të reja rreth punës së kryetarit të PD’së në Shqipëri, Lulzim Basha, ku ai ishte pjesë e UNMIK’ut dikur në Kosovë.
Haxhiu ka thënë se Basha kishte marrë pjesë në bastisjen dhe arrestimin e ish komandantit të UÇK’së, Latif Gashit në vitin e 2002 me UNMIK’un.

Ai po thotë se Basha nuk kishte lënë përshtypje të mirë tek familja Gashi me sjelljet e tij dhe për shkak se ishte humbur një ditar që ishte shumë i rëndësishëm i Latif Gashit.

Deputeti i PDK’së po thotë se ai ditar i cili ishte si “prova e 49”, ishte shumë i rëndësishëm pasi sqaronte të gjithë të vërtetën e Latif Gashit, mirëpo ai u zhduk dhe u përdor nga hetuesit e prokurorët e huaj për manipulime me ish-ushtarët e UÇK’së.

“Ka raste që i njëjti person ka marrë pjesë edhe në bastisjet e Latif Gashit në vitin 2002, kur është arrestuar për krime lufte Latif Gashi në janar të vitin 2002, Lulzim Basha ka qenë me ta, është mirë të sqarohet”, tha Haxhiu.

“Nuk ka lënë përshtypje mirë të familja Gashi në atë periudhë kohore, për shkak sjelljeve dhe për shkak një ditari që ka humbur që ka qenë dokument në atë periudhë kohore”, tha Haxhiu në Klan Kosova.

“Prova materiale 49 ka humbur që ka qenë ditari personal i Latif Gashit, gjatë procesit hetimor është zhdukur si provë, ajo kish me qenë dhe me vërtetu se ku ka qenë Latif Gashi, por hetuesve dhe prokuroreve asaj kohe nuk ju ka interesu si duket ajo e vërtetë, por ju ka interesu manipulimi siç kanë bërë ndaj shumë ish-ushtarëve të UÇK’së”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK’së tha se tani do të dalin të gjitha faktet dhe të vërtetat për sjelljet ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së nga ndërkombëtarët dhe disa shqiptarë që ishin të lidhur me ta.

Postime të ngjajshme
Lajme

Si arriti LDK që të mbajë komunën e Podujevës për 20 vjet?

Lajme

Kusari-Lila: Kjo është forma e vetme që Ramush Haradinaj të bëhet President

Lajme

Reagon kandidati i PDK-së, ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit

Lajme

Haraqija kapet me Gjinovcin