Lajme

Luksi që shfrytëzojnë këshilltarët e Kryeministrit Haradinaj

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

“Room service” kishte paguar në një hotel Meliza Haradinaj, kur në fund të vitit të shkuar ishte pjesë e një udhëtimi zyrtar në Vjenë. Krahas kësaj për në kryeqytetin e Austrisë kishin udhëtuar edhe anëtarë të tjerë të kabinetit të kreut të Qeverisë.

Dhomat e këtilla, çfarë ishte paguar nga buxheti i shtetit për këshilltaren Haradinaj, janë ndër më të shtrenjtat në hotele. Frekuentohen kryesisht nga të pasurit. Ato ofrojnë luks, meqë ua mundësojnë mysafirëve edhe të përzgjedhin ushqimet dhe pijet, dhe ato t’iu shërbehen në dhomë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fatura është lëshuar më 20 nëntor të 2018-s nga hoteli “Le Meridien” dhe përmban edhe çmimin për dhomën e paguar për Donjeta Gashin, këshilltare për media e kryeministrit. Të njëjtën datë, i njëjti hotel ka lëshuar edhe një faturë për stafin.

Njërën në emër të Gani Demajt, shef i kabinetit të kryeministrit, dhe tjetrën në emër të Qeverisë. Disa muaj më vonë, e njëjta kryeqendër është vizituar nga një staf më i gjerë i kryeministrit./eo/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat