Sport

Lukaku ia rekomandon Chelseat dyshen e Interit

Chelsea është duke i shqyrtuar opsionet për transferimin e dyshes së Interit, Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni – njofton Mediaset.

Blutë duan ta përforcojnë fazën defensive dhe tashmë janë duke i bërë planet për afatet e ardhshme kalimtare.

Klubi anglez nuk arriti të siguronte nënshkrimin e Jules Kounde nga Sevilla këtë verë, prandaj e ka kthyer vëmendjen kah lojtarët e kampionit italian.

Në afatin kalimtar veror, Chelsea e transferoi qendërsulmuesin Romelu Lukaku nga Interi.

Ndërsa thuhet se pikërisht sulmuesi belg e ka rekomanduar dyshen Skriniar dhe Bastoni te klubi nga Stamford Bridge.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk