Sport

Lukaku i siguron fitoren Chelseas ndaj Zenitit, Juventusi tregon forcën ndaj Malmos

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet tjera të mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka shënuar fitore të mundimshme në “Stamford Bridge” kundër Zenitit, shkruan Demokracia.com.

“Bluve” të Londrës u mjaftoi goli i vetëm i shënuar nga sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 69-të për ta nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin për mbrojtjen e trofeut.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për Grupin H në ligën më prestigjioze të futbollit evropian.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Suedi, Juventusi tregoi “dhëmbët” kundër Malmos.

Alex Sandro në minutën e 23-të, Dybala në të 45-të dhe Morata në minutën e 46-të vulosën fitoren e “Zonjës së Vjetër” në takimin e vlefshëm për Grupin H.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar