Sport

Lukaku drejt Chelseat, tifozët e Interit me mesazh të fuqishëm para selisë së klubit

Chelsea nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e top sulmuesit belg, Romelu Lukakut.

“Blutë” e Londrës nuk do të kursejnë asgjë për ta marrë në “Stamford Bridge” yllin e Interit, derisa ofertat deri në 100 milionë euro janë refuzuar nga “Neurazzuri”, shkruan Demokracia.com

Duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të londinezëve, tifozët ultras të Interit kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me largimin e mundshëm të Lukakut.

Ata kanë vendosur një banderolë para selisë së klubit “zikaltër” duke u kërkuar bordit të klubit të mbajnë premtimet për të mos lejuar largimin e Lukakut në drejtim të Chelseat.

“Bordi, kushtojini vëmendje, premtimet duhet të mbahen”, thuhet në banderolën e shfaqur nga tifozët sot.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportuar gjithashtu se Chelsea po përgatit një ofertë të re zyrtare.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Interi mund ta pranojë një ofertë prej 120 milionë eurove për ta liruar Lukakun.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane