Sport

Luis Suarez më në fund zbulon pse dhe se si u largua nga Barcelona

Futbollisti i Atletico Madridit, Luis Suarez ka thënë se donte të largohej nga Barcelona me kokën lart pasi klubi nuk e respektonte atë para se të kalonte në Madrid.

Suarez u largua nga Barcelona në shtatorin e kaluar pas gjashtë vjetësh, ku u bë golashënuesi i dytë më i mirë me 198 gola, shkruan “Zeri.info”.

Sulmuesi uruguaian kishte edhe një vit kontratë, por trajneri i ri, Ronald Koeman nuk e donte më në skuadër.

Suarez tashmë po shkëlqen në Atletico Madrid, ku në La Liga ka realizuar dhjetë gola dhe po e drejton skuadrën e tij në vendin e parë.

“Ishte e vështirë sepse klubi nuk më respektonte mua, por unë doja që fëmijët e mi të më shihnin duke u larguar nga klubi me kokën lart. Ishte e vështirë kur erdhi koha t’u them fëmijëve të largohem klubi”, ka thënë Suarez.

“Kishte momente të vështire pas largimit tim dhe shumë spekulime që më lënduan mua. Unë e pranova vendimin e Koemanit për mua dhe më thanë se mund të mos paraqitesha fare në përgatitje”, tregoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Sport

Prishtina fiton krejt në fund të takimit, Leonit Abazi përsëri hero

Sport

Superliga Live: Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Trepça ’89 – Prishtina

Sport

Superliga Live: Trepça ’89 – Prishtina