Sport

Luftëtari shqiptar që synon majat në UFC

Boksieri shqiptar Ramiz Brahimaj në intervistë për lajmi.net zbulon planet e tij në UFC derisa ka konfirmuar se do të këtë rimeç me Max Griffin.

Brahimaj para disa javëve debutoi në UFC, debutim që duhet harruar sa më shpejtë, meqenëse humbi përballjen ndaj amerikanit dhe mori disa dëmtime të tmerrshme, si shqyerja e veshit.

Sidoqoftë, shqiptari në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, deklaroi se shërimi është duke shkuar mjaftë mirë.

“Shërimi është duke shkuar mirë. Më duhet t’i mbarojë disa gjëra dhe të kem kohë para se të rikthehem dhe ta lejojë trupin të shërohet ngadalë”, tha fillimisht ai.

Brahimaj e cilëson luftë të mirë ndaj Griffin, por mendon se fundi ishte i pafat.

“Ishte ndeshje e mirë, përfundim i pafat. Por, kjo është MMA. Çdo gjë mund të ndodh”, vazhdoi tutje boksieri.

I pyetur për rimeçin e mundshëm me Max, Brahimaj konfirmoi se më patjetër do ndodh së shpejti.

“Sigurisht që do përballem përsëri me Max. Jam luftëtar dhe kjo është ajo çfarë bëj unë”, njoftoi shqiptari.

Tutje, Brahimaj u shpreh se shërimi do ndodhte më shpejtë nëse varet nga ai, por i duhet kohë që të shërohet plotësisht nga lëndimet që ka marrë.

“Rikthimi do të ishte më i shpejtë nëse varet nga unë. Por, unë duhet të shërohem nga dëmtimet dhe dëmtimet e tjera të bezdisshme”.

Në fund, boksieri shqiptar që është kampion i Botës në NoGi bëri të ditur se synon të arrijë sa më lartë në këtë sport dhe të fitojë rripin.

“Qëllimet e mia janë të shkojë sa më lartë me këtë sport, të arrijë në maje dhe të fitojë rripin. Do të marrë kohë dhe është si maratonë, jo vrap. E dua çfarë bëj, andaj e shijoi”, përfundoi Brahimaj.

Agjenti i Brahimaj, Ardian Vllasa gjithashtu është kontaktuar nga lajmi.net dhe ka konfirmuar se rikthimi i Brahimaj do ndodhë në vitin e ardhshëm, me saktësisht nga pranvera.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë