
Një ditë më parë, reperi i njohur ka ironizuar Stresin në lidhje me usernamin e tij të dikurshëm në profilin e “Instagram”-it.
Ky rrjet social me shumë përdorues, iu ka dhënë mundësinë atyre që të shikojnë sa herë është ndërruar emri i secilës llogari.
E mesa duket Noizy ka dashur që të merret me usernamin e dikurshëm të kolegut të tij, Vlonjati. Noizy ka publikuarnjë fotografi në “Instastory” dhe shkruante: “Vlonjatiii. Humor pa kufi”.
Pas kësaj, ka reaguar menjëherë Stresi. Ai ka publikuar një video në “Instastory”, duke thumbuar Noizy-n.
“Ne nuk merremi me legena, ne na duhen burra m’u marrë, legenat i kemi lënë që të merren legenat me legenat”, është shprehur mes të tjerash reperi, ndërkohë që ka shtuar dhe se do të kthehet në origjinë, meqenëse ia “kërkuan” ta bëjë këtë.
“Kur u bënë këta bij ku*vsh të më kallzojnë se çfarë është rruga…”, dëgjohet të thotë sërish Stresi, duke lënë të kuptohet se mes tyre janë rritur sërish tensionet.