LajmeSport

Luan Krasniqi vjen me një reagim pasi emri i tij u përmend për ambasador në Gjermani

Një lajm befasues doli sot nëpër mediet vendore pasi emri i njohur i boksierit Luan Krasniqi u propozua për ambasador të ri i Kosovës në Gjermani.

Ka qenë ish-debuteti Gani Dreshaj që e bëri propozimin i pari derisa shumë njerëz të njohur sikur e mbështetën atë.

Megjithatë, ish-bokseri shqiptar, ka reaguar duke thënë se nuk është i interesuar për atë pozitë. Ai tha se me kënaqësi ka punuar dhe po punon për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe se këtë gjë do të vazhdojë edhe më tutje.

Ky është reagimi i tij.

“Miq të mi të respektuar,

sot, në shumë portale dhe në disa media elektronike, qenka publikuar një propozim që unë të emërohem ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. Ju informoj se, unë, tashmë 35 vite, e mbaj me krenari epitetin e ambasadorit sportiv të dhuruar nga aderuesit sportiv dhe me krenari, vendin tim e kam përfaqësuar në sportin e boksit, me të cilin kam përjetuar kënaqësinë duke u ngjitur në piedestalin më të lart të karrierës sportive.

Prandaj, përkundër faktit se detyrën e ambasadorit e çmoj dhe e vlerësoj si tejet të rëndësishme, veçmas të ambasadorit në Gjermaninë mike të Kosovës dhe me vlera të larta demokratike, propozimi i dhënë nuk përkon me interesimin tim dhe kjo duhet të konsiderohet si inisiativë individuale për të cilën nuk kam qenë fare në dieni. Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë.

Luani, mbetet sportist dhe mik i juaji i mirë.

Ambasadorit të ri të Kosovës në Gjermani, që tash i uroj sukses, kurse Juve, miq të mi, Ju paça të gjithëve me shëndet!

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë