Sport

Luan Krasniqi uron Robinin për titullin e kampionit

Ish-kampion evropian në kategorinë e rëndë, Luan Krasniqi, ia ka uruar bashkatdhetarit të vet, Robin Krasniqi, titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, duke e cilësuar si madhështore fitoren e tij kundër Dominic Boeselit të shtunën.

Boksieri kosovar Krasniqi, i cili lufton nën flamurin gjerman, e mposhti Boeselin me një nokaut dërrmues në rundin e tretë në Magdeburg dhe u shpall kampion i përkohshëm i botës në ËBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

E djathta e Krasniqit ishte aq e fortë dhe e shpejtë, saqë boksieri gjerman u rrëzua si një lis i madh dhe koka iu përplas për dyshemeje.

Boksieri nga Kosova, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

Luani, i cili ishte shpallur kampion i Evropës para se të dështonte në përpjekjet e tij për titullin e botës në kategorinë e rëndë në ËBO në vitin 2005, i ka bërë thirrje Robinit të jetë krenar me titullin e botës.

Në një reagim në Facebook, 49-vjeçari shkroi se shumë pak njerëz kiishin besuar në aftësitë e Robinit për të triumfuar kundër Boesel.

“Urime Robin Krasniqi për fitimin e titullit kampion bote. Një fitore spektakolare”, shkroi Luani.

Ai shtoi: “Shumë pak njerëz besuan që do ta arrish këtë. Ti mund të jesh shumë krenar për këtë.”

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol

Sport

Shtatë futbollistë shqiptarë tek Lokomotiva e Zagrebit, ja sa është paga mesatare tek klubi kroat

Sport

“Skifterat” me komunikatë publike: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport

Ibrahimi paralajmëron Drenicën para takimit të së martës