
Skuadra e Werder Bremenit mbrëmë siguroi kalimin për në fazën çerekfinale në Kupën e Gjermanisë, shkruan Zeri.info.
Skuadra e drejtuar nga Florian Khofledt shënoi fitore me rezultatin 2-0 ndaj Greuther Furth.
Kevin Mohwald dhe Felix Agu shënuan golat e fitores për vendasit, teksa Milot Rashica u aktivizua në këtë ndeshje për 70 minuta.
Reprezentuesi i Kosovës u vlerësua me notën 6.7, teksa nota më e lartë i takoi Mohwaldit, i cili u vlerësua me 8.1.