Sport

Lorik Cana zbulon talentin më të madh shqiptar me të cilin ka luajtur

Ish kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, ka thënë se Ervin Skela ishte futbollisti më i talentuar shqiptar me të cilin ka pasur fatin të luaj.

Ish qendërmbrojtësi shqiptar ka zhvilluar karrierën te skuadrat e njohura si Paris Saint-Germain, Marseille, Sunderland, Galatasaray, Lazio e Nantes.

36 vjeçari gjithashtu mbetet njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët shqiptar, falë dashurisë së tij të madhe për ngjyrat ‘kuqezi’ dhe rolin e liderit që e kishte brenda dhe jashtë fushës.

Lorik Cana së fundmi dha një intervistë direkte nga Roma për ‘Fan Zone’, ku përveç tjerash ka folur ka treguar edhe se kush ishte futbollisti më i talentuar shqiptar me të cilin ka luajtur.

“Unë kam pasur fatin të luaj me një gjeneratë futbollistësh mjaft të talentuar dhe e kam të vështirë të zgjedh vetëm një, por nëse duhet të them një emër, por zgjedh Ervin Skelën” – ka thënë Cana.

Postime të ngjajshme
Sport

Trajneri kosovar pyet: Si mundet një palestër me 15 persona të jetë më e rrezikshme se qendra tregtare me 2 mijë persona?

Sport

Mediumi i njohur italian: Milot Rashica ka pranuar ofertën e gjigantit nga Serie A

Sport

Ministri Vitia tregon se a do të ketë tifozë në stadiume

Sport

Reagon Driton Kuka: E pabesueshme kjo punë, Kosova nuk paska sporte tjera përveç futbollit