Sport

Lorik Cana ua ka dhënë shpresën e vetme Vëllaznimit, ja sa paga nuk i kanë marrë lojtarët

Klubi Futbollistik ‘Vëllaznimi’ nga Gjakova përsëri është në gjendje të rënduar financiare.

Ekipi i parë për herë të tretë ka shkuar në bojkot të stërvitjeve, kurse në ndeshjen e fundit kundër Trepçës së Mitrovicës nuk u paraqiten në lojë dhe kësisoj skuadra ‘kuqezi’ luajti me futbollistë juniorë, shkruan Sheshi.info

Lojtarët e ekipit të parë gjatë gjithë kohës kanë marrë premtime të shumta nga drejtuesit e klubit, por deri më tani pa u konkretizua asgjë.

Gazeta ‘Sheshi’ mëson ekskluzivisht se drejtuesit e klubit ua kanë borxh dy muaj pagat dhe se tashmë janë futur për muajin e tretë.

Gjithashtu, mësohet se futbollisti i mirënjohur shqiptar, Lorik Cana, ka premtuar se pagat do i kryen ai së bashku me familjen e tij, por që deri më tani kanë mbetur vetëm fjalë.

Kujtojmë që skuadra e Vëllaznimit e kishte nisur për mrekulli sezonin duke kryesuar në ‘Grupin A’ të Ligës së Parë, por që tashmë me problemet e paraqitura e ka humbur këtë pozitë.

Në ndeshjen e fundit kundër Trepçës, juniorët e Vëllaznimit janë mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal, 0-1.

Gazeta ‘Sheshi’ do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të fundit nga ky klub.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme