Sport

Lorik Cana reagon për ardhjen e këngëtarit serb për festën e Birrës në Korçë

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtar dhe njerëz publikë.

Kjo për faktin se ai më këngët e tij ka inspiruar ushtarët serb që të kryejnë gjenocidet në Kosovë dhe të sulmojnë Kosovën në kohën e luftës.

Dhe ndër personazhet që ka reaguar së fundmi për ftesën e Bregovic në atë festë ka qenë edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares Lorik Cana i cili ka shpërndarë një reagim të Tifozëve Kuq e Zi ku e paralajmërojnë organizatorin se mund të ndodhin gjëra të papritura.

Në një story që ka postuar në Instagram, Cana ka shpërndarë një postim në organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhjen e këtij këngëtari në Shqipëri.

Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregovic, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. /Demokracia.com

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar