Sport

Lorik Cana me fjalë të mëdha për Majlinda Kelmendin

Lorik Cana, legjenda e futbollit shqiptar dje gjatë ditës ka vizituar ambientet e Komitetit Olimpik në Kosovë.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë foli për sukseset e sportistëve kosovarë.

Ai thotë se shqiptarët kanë sukses individual pasi janë më të prirur.

“Ne jemi një vend i vogël dhe jemi të dhënë pas sportit. Në sportet individuale kemi pasur dhe do të kemi suksese, pasi jemi më të prirur”.

 

“Por, ne duhet të punojmë shumë që në të ardhmen të arrijmë të nxjerrim edhe sportistë të tjerë të nivelit të Majlinda Kelmendit që tani është legjendë në sportin e xhudos”, ka thënë Cana.

Tutje, Cana iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve, të cilat kishin të bënin kryesisht me Kombëtaren e Kosovës në futboll, të cilën e vlerësoi lartë, pastaj Superligën e Kosovës dhe klubin e Vëllaznimit të Gjakovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës