Sport

Lorik Cana i reagon Andin Lokajt, e konsideron palaço

Kosova U21 e ka mundur 2-1 Shqipërinë U21 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, shkruan Sheshi.info

‘Dardanët’ arritën të triumfojnë 2-1 me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Sejdiu, derisa më herët kishte shënuar Krasniqi për Kosovën dhe Karrica për Shqipërinë.

Shqipëria U21, që kishte shansa shumë të mirë që të kualifikohet në Kampionatin Evropian U21, tani, edhe pse edhe shumë lojë deri në fund, është vështirësuar rruga paksa.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i komentatorit Andin Lokajt në Facebook i cili ka shkruar:

‘Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina.

Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr.’

Teksa, sot për deklaratën e Lokajt, ku fyhen futbollistët shqiptarë ka reaguar edhe Lorik Cana, i cili më anë të një fotografie të publikuar në ‘Instastorje’ e ka konsideruar Lokajn palaço.

Related posts
Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *