
Galatasaray ka triumfuar në derbin e zjarrtë përballë rivalëve të përbetuar të Fenerbahçes me rezultat minimal 1-0, raporton Gazetasheshi.com.
Mostafa Abdallah realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 54-të, njëherit që i solli “Luanëve” tre pikët e rëndësishme për ta fituar ndeshjen.
Kësaj fitoreje i’u gëzua edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Galatasaray.
Futbollisti gjakovar kishte zhvilluar 31 takime për gjigantin turk, ndërkohë që ishte shumë i dashur për tifozët “UltrAslan”.
Ai publikoi pas ndeshjes një video të golashënuesit Mohamed së bashku me liderin e skuadrës, Arda Turan dhe të shoqëruar me këngën e skuadrës.