Sport

Loriana Kuka, një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Loriana Kukës i nevojitet vetëm edhe një fitore në ndeshjen e radhës për t’i përsëritur sukseset e Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit, duke ia fituar Kosovës medaljen e tretë të bronztë në Kampionatin Botëror “Tokio 2019”.

Në luftën e parë të repesazhit në kategorinë deri në 78 kilogramë, xhudistja kosovare e mposhti xhudisten nga Britania e Madhe, Natalie Powell, e cila e kishte fituar medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 2017, shkruan Gazeta Express.

Në mesin e 43 fitoreve nga gjithsej 64 ndeshje të zhvilluara, Kuka e ka mposhtur dy herë Powellin në po aq ndeshje të zhvilluar paraprakisht mes këtyre të dyjave. Megjithatë, Powell e pati epërsinë në këtë ndeshje sa i përket rangimit botëror – Kuka është e 13-ta, Powell e shtata.

Xhudistja kosovare pësoi disfatë në çerekfinale kundër brazilianes Mayra Aguilar, duke bërë kështu që t’u japë fund shpresave për medalje të artë ose të argjendtë dhe t’i futet garës për të bronztën.

Kosovarja e kaloi rundin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u përball me gjermanen Luise Malzahn, të cilën arriti ta mposhtë vetëm në kohën “Golden Score”.

Në rundin e tretë, Loriana u tregua shumë e fortë për argjentinasen Lucia Cantero, të cilën e mposhti me ippon.

Megjithatë, rrugëtimi i saj drejt të artës nuk zgjati edhe shumë pasi që në çerekfinale pësoi disfatë.

Loriana Kuka është xhudistja e fundit që po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror Tokio 2019. Përderisa Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi i morën medaljet e bronzta në kategoritë e veta, Nora dhe Akil Gjakova e mbyllën rrugëtimin pa medalje

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv