Sport

Lokomotiva e Zagrebit mbushet me shqiptarë, një tjetër “kuqezi” nënshkruan me klubin kroat

Françesko Tahiraj është lojtari më i ri i Lokomotivës së Zagrebit, duke shtuar numrin e futbollistëve shqiptarë në këtë ekip.

Sulmuesi 24-vjeçar, ishte pjesë e Hajduk Split në sezonin e fundit, me të cilët mbylli bashkëpunimin para pak ditësh dhe ishte një lojtar i lirë.

Futbollisti shqiptar nuk vonoi për të gjetur ekipin e ri, teksa vendosi të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Tahiraj në të kaluarën ka qenë pjesë Kombëtares së moshave, ndërsa me kalimin te Lokomotiva, shpreson të tregojë paraqitje të mira, për të marrë edhe një ftesë nga Kombëtarja e parë.

Te Lokomotiva e Zagrebit, Tahiraj do të gjejë edhe 4 shqiptarë të tjerë, si Sherif Kallaku, Indrit Tuci, Enis Çokaj dhe Jon Mersinaj.

Tahiraj ka dalë nga akademia e Juventusit, teksa ka qenë edhe pjesë e 19-vjeçarëve të Karpit e Torinos, për të kaluar në 2015-ën te Zavrç, Aluminij, Hajduk Split dhe së fundmi do vazhdojë te Lokomotiva në Kroaci.

Postime të ngjajshme
Sport

Vazhdon kriza për Barcelonën, barazon në udhëtim

Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit

Sport

‘Halloween’ në parketin e Lakers – yjet e skuadrës stërviten me kostume