Sport

Lojtari më i mirë i Çekisë flet pèr përballjen ndaj Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Patrik Schick mbetet lojtari që duhet pasur kujdes të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kur Kosova takohet me Çekinë.

Lojtari i transferuar në Bundsligë te RB Leipzig këtë verë, është deklaruar para ndeshjes me Kosovën.

Duke folur për uebfaqen zyrtare të Kombëtares së Çekisë, Schick ka kërkuar fitoren kundër Kosovës, e po ashtu edhe kundër Malit të Zi, për të siguruar vendin e dytë në grupin A.

“Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, do të jemi shumë afër për ta siguruar vendin e dytë. Ne do të përgatitemi për ta dhënë më të mirën nga vetja”, ka deklaruar Schick.

“Ne nuk do ta nënvlerësojmë askënd. Gjashtë pikë nga këto dy ndeshje (ndaj Kosovës e Malit të Zi) janë synimi ynë”

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv