Sport

Lojtari i Kosovës po kalon pushimin në Spanjë, fotografohet me Ronaldinhon

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli është duke kaluar momente pushimi në Spanjës.

Kololli në shtetin iberik është duke u shoqëruar nga lojtarë të tjerë shqiptarë.

Gjatë pushimeve, Kololli është fotografuar me legjendën e futbollit brazilian, Ronaldinhon.

Fotografinë me Ronaldinhon e ka publikuar vetë Benjamin Kololli në llogarinë e tij në Instagram.

Së fundmi, Benjamin Kololli është larguar nga Zurichu së bashku me mesfushorin tjetër të Kosovës, Hekuran Kryeziun.

Kololli nuk ishte i grumbulluar fare me ekipin kombëtar të Kosovës dhe kishte raportime në media se ai nuk është grumbulluar për shkak të pushimeve.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë