EURO 2020

Lojtarët e Serie A me më së shumti gola në EURO 2020

Futbollistët ku luajnë në ligën italiane Serie A, janë më të mirë pranë portës kundërshtare. Këtë e thonë edhe statistikat e fundit nga Kampionati Europian EURO20.

Gjithsej deri tani janë luajtur 44 ndeshje dhe janë shënuar 123 gola. Nga ky numër, 30 janë shënuar nga lojtarët që luajnë në klubet e Serie A, shkruan IndeksOnline

Me 26 gola në vendin e dytë radhitet liga gjermane Bundesliga, kurse ajo e Anglisë, Premierliga në pozitën e tretë me 23 gola.

Një numër befasues është ai i La Ligas, ku në 123 golat e shënuar gjithsej në EURO20, lojtarët që luajnë në ekipet spanjolle kanë shënuar vetëm 8 gola.

Kujtojmë që golashënuesi më i mirë deri më tani në EURO20 është futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo me 5 gola.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020